INBOUND-KËRKIM TREGU-OUTBOUND

MIRË SE VINI

Rreth Nesh

MIRË SE VINI NË KREJTON

Rreth Nesh

Krejton SH.P.K. është një Qendër e Thirrjeve hyrëse (Inbound Call Center), gjendet në Kosovë dhe ofron shërbime në shumë gjuhë. Si një kompani me kapacitet mesatar në industrinë e Call Center, ne jemi aktivë që më shumë se tre vite, dhe aktualisht kemi të punësuar pak më shumë se njëqind operatorë telefonikë. Për klientët tanë, ne ofrojmë agjentë profesionalë për shërbime Inbound në më shumë se dhjetë gjuhë, si në gjermanisht, spanjisht, anglisht, italisht, frëngjisht, portugalisht greqisht, holandisht, norvegjisht, arabisht etj. Krejton ofron zgjidhje konkurruese për industri të ndryshme nëpër botë. Me selinë kryesore në Prishtinë (Republika e Kosovës) dhe me zyrat e qendrave të thirrjeve në Prishtinë (RKS), Bogota (CU), Rio de Janeiro (BR), Durrës (Albania) ne jemi të gatshëm t’u ofrojmë operatorë të thirrjeve me cilësi të larta, si dhe shërbime të qendrës së thirrjeve me çmime konkurruese.

Mark Deo

Agjent

Sarah Smith

Agjente

Stephen Doe

Agjent

Amanda Alvares

Agjente

0+
Projekte
0+
orë pune
0+
Te kompletuara

Çfarë bëjmë ne

Sherbimet tona

Mbështetjen e klientëve

Krejton ofron mbeshtetje për klientët në shumë gjuhë 24 orë ne 7 ditë te javës.

Asistencë Virtuale

Krejton ofron asistencë virtuale që perfshin bisedën në pc, thirjet dhe email-at e ueb faqes tuaj.

Mbështetje teknike

Kënaqësia e konsumatorit tonë është qëllimi jonë i parë që duhet arritur dhe ne mendojmë qe arritja absolute e kësaj është e mundshme.

Thirje Outbound

Outbound thirjet ju referohen telemarketing-ut, tele-shitjeve, analizave and sherbimeve për menagjimin dhe pastrimin e databazave.

Sherbimet tona

Ne i ofrojmë shërbimet tona te kompanitë e mëdha ndërkombëtare, të cilat janë të interesuara që ta mbulojnë tregun evropian me shitje telefonike ose mbështetje të klientëve dhe ta zgjerojnë prezencën e tyre në treg me kosto të ulëta dhe pa e dëmtuar kualitetin. Tregun e SH.B.A.-së dhe atë të Amerikës Latine, tashmë po e mbulojmë nga zyrat lokale në Bogota dhe në Rio de Janeiro. Çmimet tona konkurruese, bashkë me rezultatet e shkëlqyeshme të fituara, na bëjnë që të jemi një zgjedhje e shkëlqyeshme për ata që janë të interesuar që të mbulojnë tregje të ndryshme. Nga zyrat tona në Durrës, Prishtinë, Bogota dhe Rio de Janeiro ne jemi në gjendje të punojmë gjatë zonave të ndryshme kohore dhe t’u ofrojmë konsumatorëve tanë shërbim gjatë 24 orëve. Misioni ynë është që të ofrojmë kualitet të lartë të shërbimeve me çmime konkurruese. Ne jemi të bindur me shërbimin dhe çmimin tonë, me nivelin e performancës. Ju mund të na kontaktoni për të provuar një test falas, pa ndonjë obligim. Ne do të jemi të nderuar që ta vlerësojmë kontributin tonë të mundshëm për nevojat tuaja konkrete, dhe së bashku t’i koordinojmë detajet për një kombinim përfitues. Mos hezitoni të na kontaktoni.

Na kontaktoni

Deshironi të punoni me ne?

Puno me ne

PLOTËSO FORMULARIN E MËPOSHTËM PËR TË APLIKUAR

Krejton SH.P.K. është një Inbound Call Center, gjendet në Kosovë dhe ofron shërbime në shumë gjuhë. Për klientët tanë, ne ofrojmë agjentë profesionalë për shërbime Inbound në më shumë se dhjetë gjuhë, si në gjermanisht, spanjisht, anglisht, italisht, frëngjisht, portugalisht, greqisht, holandisht, norvegjisht, arabisht etj. Ne kemi qenë aktivë si një kompani me kapacitet mesatar në industrinë e Call Center për më shumë se tre vite, dhe tani kemi të punësuar pak më shumë se njëqind operatorë telefonikë. Ne jemi gjithmonë në kërkim të personave të motivuar, të cilët do të dëshironin t’i bashkohen ekipit tonë dhe të fillojnë karrierën e tyre në një ambient profesional. Krejton ofron një linjë direkte në shumë gjuhë për tregjet “business-2-business” dhe “businees-2-client”. Ne ofrojmë zgjidhje përmes Call Center-it në kërkim të tregut Inbound dhe Outbound për partnerët tanë. Ne ofrojmë paga konkurruese dhe shpërblime, varësisht nga puna e kryer. Gjithashtu, ne investojmë në zhvillimin e punëtorëve tanë duke u bazuar në nevojat e tyre, në mënyrë që ata të mund t’i rrisin kapacitetet krahas kompanisë.

Kerkesat:


  • Komunikim i rrjedhshëm në njërën nga gjuhët e lartpërmendura

  • Aftësi komunikuese dhe sociale

  • Aftësi bazike në përdorimin e kompjuterit

  • Përvoja në Call Center është përparësi, porse nuk imponohet

Nëse mendoni se posedoni kriteret që nevojiten, provojeni vetën duke aplikuar pas klikimit në butonin e meposhtëm. Suksese!

Apply

Arsyjet

Pse duhet te punoni me ne?

Ekipë profesionale

Garanci për përgjegjësit e pranuara

Mbështetje në shumë gjuhe 24/7

Shumë vite experiencë në fushën e telekomunikacionit

Na kontaktoni

Krejton SH.P.K
Bulevardi Bill Clinton
Prishtinë, 10000
Phone: +377 45 604 426